Fjalimi rrëqethës i Albin Kurtit, publikohet video ku dalin në pah “të zezat” e Haradinajt, Gucatit e Bujës…

Kjo ishte një prej seancave të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e cila atë botë kishte zgjatur më orë të tera dhe kishte kaluar më fjalime, akuza e kundër akuza nga më të ndryshmet drejtuar ish-kryeministrit Kurti, para se ky i fundit të shkarkohej.

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, subjektit më të votuar në vend, Albin Kurti, shpeshherë në Kuvendin e Kosovës e kemi parë duke mbajtur fjalime të zjarrta para deputetëve.

Mirëpo, ky qe ju sjellim tani përveç që është rrëqethës, përkon edhe me kohën e tanishme.

Një video virale, e publikuar në rrjetet sociale së fundmi ku është bërë një montazh, teksa shihet Albin Kurti duke mbajtur një fjalim, e pastaj gjendja e mjerueshme e një luftëtari të UÇK-së, dhe disa nga keqpërdorimet që disa nga ish-komandantët e UÇK-së i kanë bërë vendit.

Pse përkon kjo video me kohën e tanishme, është pasi në media së fundi kanë dalur raportime se tokat e Kosovës në privatizim ishin shitur me çmime qesharake. Njëjtë kishte ndodhur në vitin 2009, kur Ramush Haradinaj kishte bërë 200 hektarë tokë të shtetit për 75,000 euro. Kështu e ka shënuar vet ai në deklarimin e pasurisë që bën vit pas viti. Kjo i bie të ketë blerë tokë të shtetit me 3.75 euro/arin dukshëm nën minimumin e mundshëm për secilën tokë në Kosovë.

“Kushdo që ka luftuar, kushdo që ka rezistuar, kushdo që ka mbajt burg, kushdo që ka qenë viktimë; ka qenë për këtë vend. Normal është me luftuar për vendin tënd. Angazhimin për komb e kemi borxh, e kemi obligim”, thoshte Kurti.

“Prandaj, nuk bën të teprohet, se për vend tënd e ke bërë”, u drejtohet Kurti, deputetëve tjerë.