Fjalimi i Vitit të Ri, presidenti i CMG-së kritikon njoftimet e mediave

Në fjalimin e urimit me rastin e vitit të ri 2020, presidenti i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong ndër të tjera kritikoi raportimet paragjykuese të mediave perëndimore, duke i quajtur ato veprime në kundërshtim me frymën e profesionit të gazetarit.

Në fjalimin e tij, z. Shen, përveç shprehjes së urimeve për audiencën e CMG-së në mbarë botën, vlerësoi edhe bashkëpunimin frytdhënës me mbi 150 media ndërkombëtare, si AP, “Reuters”, AFP, BBC etj.

Por në vijim, ai kritikoi edhe njoftimet e mbështetura jo në fakte, si edhe zbatimin e standardave të dyfishta nga disa prej medieve kryesore botërore:

“Më vjen keq kur shoh se disa medie perëndimore me ndikim të madh kanë zgjedhur të bëjnë një sy të verbër mbi disa njoftime të rëndësishme lidhur me Kinën, madje publikojnë lajme të bazuara në thashetheme ose gënjeshtra, të cilat shkelin faktet, e madje disa janë njësoj si romanet.

Ne të gjithë jemi të mendimit se faktet janë jeta e raportimit. Nëse bëjmë lajme në bazë të imagjinatës ose shkruajmë lajme siç shkruajmë romane, kjo do të dëmtojë rëndë besueshmërinë e çdo medieje. Çdo punonjës profesional i medies duhet të mbajë vigjilencën ndaj kësaj dukurie”, tha z. Shen.

/Marre nga CRI/