“Fjalët e nanës”, këngë që Capital T ia kushton më të shtrenjtës së tij

Reperi Capital T këto ditë po e shijon suksesin e publikimit të albumit të ri në tërësi.

Por, ai gjithashtu ka punuar edhe për xhirimet e videoklipit të ri, të cilin kësaj radhe ia kushton nënës.

Kënga titullohet “Fjalët e nanës”, ndërsa videoklipi i saj do të publikohet shumë shpejt dhe për fansat ai solli pamje nga prapaskenat.

“FJALT E NANËS” ✍🏻✍🏻✍🏻 njo prej kangve t’zemrës qe ja kom kushtu të shtrenjtës nanë • Video se shpejti…”, shkruan reperi.

Më 1 tetor, Capital T publikoi me videoklip bashkëpunimin “Bisha” me Vig Poppën, duet i cili ka marrë afro 1 milion klikime në YouTube.