Zëvendësministrja teknike e financave, Gordana Dimitrijeska Koçoska akuzon se obstruksionet në vendin e punës i bëhen për të fshehur dhe shtrembëruar të dhënat reale në ekonominë maqedonase. Ministrja shtesë sot në një konferencë për shtyp tha se i njeh mirë ligjet dhe kërkoi që të gjitha dokumentet që shërbimet ia dorëzojnë ministres Nina Angelovska, t’ia dorëzojnë edhe asaj personalisht.
Taksa e fitimit është shembulli më i mirë në kohët e fundit për atë se çfarë situate kemi në ekonomi. Sipas realizimit të taksës së fitimit kemi një ulje prej 24.5 përqind të taksës së fitimit në krahasim me atë të planifikuar …. “-pohoi Gordana Dimitriska Koçoska, zv/ministre e financave.
Qëndrimi i ministres Angellovska është se bëhet fjalë për lajm të rremë dhe se nuk ka asnjë pengesë ndaj punës së zv/ ministres. Secili që dëshiron ta shohë gjendjen e arkës, shton ajo, mund ta bëj këtë përmes instrumentit “Financat e hapura”.
Nuk kam as syze rozë, as të kuqe e as të zeza dhe s’kam çfarë të fsheh. Këtë e tregon angazhimi. Gjënë e parë që e kam treguar është hapja e arkës, nuk duhet të jeni zv ministër shtesë që të mund ta shihni çdo transaksion dhe çdo denar ku shkon…”-tha Nina Angellovska, ministre e Financave.
Shkresat mes dy zonjave në krye të këtij dikasterit filluan pasi ministrja shtesë nga radhët e opozitës akuzoi që kolegia e saj ia ndalon komunikimin me punonjësit. Angellovska këtë e demantoi menjëherë duke shtuar që thjesht ndiqen procedurat e punës.
Ndryshe, edhe në qeverinë e parë teknike para disa viteve kishte padurim mes ministrave të pushtetit dhe opozitës në resorin e Financave. Atëherë si zëvendës ishte Kire Naumov i cili vendos veto mbi euro- bodin që e planifikonte atëherë Zoran Stavrevski dhe në vend që gjysmë miliardë, u miratua vetëm gjysma e shumës. Atëherë pushteti i VMRO DPMNE-së akuzonte se Naumov ka dërguar letër deri tek investitorët dhe bankave kundër lëshimit të eurobondit.