Fillon mbledhja e Kryesisë Qendrore të BESËS, çfarë po diskutohet? (FOTO)

Lëvizja BESA përmes faqes zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ka filluar mbledhja e Kryesisë Qendrore të kësaj partie. Nga burime të afërta me këtë parti, mësojmë se do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, koalicionet e mundshme si dhe do të bëhet zgjedhja e shtabit zgjedhor qendror.