Filloi seanca e Kuvendit, verifikohet mandati i deputeti të ri dhe zgjedhen nënkryetarët

Kuvendi ka vazhduar me seancën e dytë, ku në rend dite janë dy pika. Pika e parë është verifikimi i mandatit të deputetit, ndërkaq pika e dytë në rendin e ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkoi largimin e pikës së dytë nga rendi i ditës, siç është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Deputeti Nikolla Micevski tha se propozimi që të kemi 5 nënkryetar është në kundërshtim me atë që shumica e re parlamentare k aluduar në vazhdimësi, siç është ulja e shpenzimeve të funksionarëve.

Deputetja Gordana Siljanovska tha se tha se nën një krizë të shkaktuar nga Kovid-19, “priste që të ketë më pak nënkryetar, por po del se do të kemi numrin më të madh të nënkryetarëve”./TV21