Filipçe zhvilloi takim me drejtorët e Klinikave Interne

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në mëngjes mbajti mbledhje me drejtorët e Klinikave Interne, me çka u shqyrtua gjendja momentale me përmbushjen e qendrave kovid, gjendja e pacientëve të cilët mjekohen aty, dispozicioni me personel mjekësor dhe mundësitë dhe nevoja për zgjerim të kapaciteteve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në mbledhje, siç theksohet, krahas koordinatorit të kovid qendrave të Klinikave Interne prof. dr. Dejan Dokiç, të pranishëm ishin edhe drejtorët e klinikave të nefrologjisë, gastroenterohepatologjisë, dermatovenerologjisë, nevrologjisë, për vesh, hundë dhe fyt dhe Klinikës së Lëkurës.

Për momentin në klinikat interne ka rreth 20 vende të lira, ndërsa pritet që të bëhen edhe shënime shtesë të pacientëve të shëruar. Gjatë ditës së nesërme do të fillojë me punë edhe qendra e kovidit në Klinikën për Sëmundje të Syve, ku do të mund të vendosen 33 pacientë, informojnë nga Ministria.

“Gjendja është serioze dhe por përballemi me valë të fuqishme të virusit dhe numër të madh të të sëmurëve. Qëllimi ynë është që asnjë pacient të mos mbesë pa kujdes mjekësor, ndërsa njëkohësisht të mos e ulim as programin e rregullt të klinikave për pacientët akut dhe kronikë të cilët kanë nevojë për këtë”, deklaroi Filipçe.