Filipçe: Viktimat janë të moshës nga 29 deri 79 vjeç

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencë për shtyp ka thënë se viktimat janë të moshës nga 29 deri 79 vjet.

“Në spitalin e Tetovës ka pasur 26 pacientë, 2 mjek dhe 4 infermiere, 12 pacientët që u evakuuan janë të hospitalizuar në spitalin e Tetovës dhe janë në gjendje stabile. Nuk ka mjek dhe infermierë të vdekur, ndërsa në Institutin për Mjekësi ligjore janë dërguar 14 trupa, ndërsa viktimat janë të moshës nga 29 deri 79 vjeç”, tha Filipçe.