Filipçe: Rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 kanë edhe vendet e rajonit

Rritje të numrit të të infektuarve të ri me koronavirus shënojnë edhe vendet e rajonit tonë. Kulm të numrit të ri të të infektuarve nga fillimi i pandemisë dje kishte edhe Bullgaria – 112, Shqipëria -62, Kosova- 141, Bosnja e Hercegovina – 45 dhe Serbia -59, theksoi sot në konferencë për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1.391 teste në vend, janë regjistruar 193 raste të reja, shumica prej të cilave në Shkup – 140, Kumanovë dy pacientë, Dibër një, Shtip gjashtë, Tetovë 19, Strugë 5, Veles dy, Ohër 11, Gostivar katër, Shën Nikollë një dhe Resnjë dy pacientë.

– Advertisement –

“Janë regjistruar gjithsej 46 të shëruar, në Shkup 35, Kumanovë një, Shtip gjashtë dhe nga një në Strugë, Gostivar dhe Vallandovë. Nëntë persona vdiqën, pesë nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, një nga Tetova dhe një pacientë nga Ohri. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vendin tonë është 4,482, numri i të shëruarve 1.803, numri i vdekjeve arriti 210 dhe aktualisht numri i rasteve aktive arrin 2.469 pacientë”, tha Filipçe.

Në lidhje me gjendjen në klinika, ai theksoi se, 15 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, shtatë prej të cilëve janë transferuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”, janë hospitalizuar gjithsej 95 pacientë, 43 janë në mbështetje të oksigjenit dhe nuk ka asnjë pacient në ventilim mekanik.

“Në SPQ ‘8 Shtatori’ janë pranuar 20 pacientë, gjithsej janë hospitalizuar 109 pacientë prej të cilëve në makinë respiratore janë shtatë pacientë. Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 29 pacientë, në Shtip 21 pacientë, dhe repartet tjera në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, ka gjithsej 74 pacientë. Në klinikën për Gjinekologji-Obstetrike në Shkup aktualisht nuk ka pacientë të hospitalizuar i cili është pozitiv në virusin, ka tetë paciente të cilët janë pranuar dhe për të cilat pritet rezultati nga testimi shtoi Filipçe./MIA