Filipçe: Repart me 22 shtretër në spitalin “8 Shtatori” për t’i bërë ballë situatës

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në daljen e ti të radhës para pak minutash për të informuar mbi gjendjen e koronavirusit në vend konfirmoi 6 rastet e reja të të prekurve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 48, përfshirë edhe një fëmijë 4-vjeçar që ishte prekur në një çerdhe në Angli dhe që ishte kthyer ditë më parë në vendin tonë. Ai tha se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, përfshirë edhe ajo që është në makinën me oksigjen. Filipçe njoftoi se gjatë ditës së sotme kanë instaluar një repart të posaçëm me 24 shtretër edhe në spitalin “8 shtatori” në Shkup. Ndërsa në Dibër janë dërguar edhe 1 pulmolog dhe një pediatër tjetër për mungesë të tyre sepse janë prekur nga virusi. Ndërsa lidhur me Klinikën e Shkupit tha se në bashkëpunim me qytetin e Shkupit kanë bërë të mundur një hyrje të posaçme vetëm për të infektuarit me koronavirus.

Deri në orën 16:00 janë diagnostikuar edhe 6 pacientë të rinj me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 48.
Në mesin e tyre është edhe një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Familja është kthyer në në vend në 14 mars dhe ishte në izolim . Testi erdhi dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e saj të para.
Ndërsa 3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër, një rast është regjistruar në Shkup. Pacienti ka qenë në kontakt me të diagnostikuar me koronavirus më parë.
Ndërsa një rast është konfirmuar edhe në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të kthyer nga Zvicra e cila ishte në izolim në shtëpi. Edhe ajo ka qenë në kontakte me një pacient me koronavirus në Zvicër. Kemi vendosur të hapim edhe spitalin “8 Shtatori” si masë shtesë për t’i bërë ballë situatës. Kemi instaluar një repart të tërë më 22 shtretër në spitali “8 shtatori”. Në Dibër nga nesër do të çohet edhe një pulmolog dhe një pediatër. Lidhur me Kampusin e Qendrës Klinike po punohet për një infrastruktur me te mire, një hyrje veçmas për të infektuarit. Sistemi shëndetësor për momentin po mbulohet mire. Kemi një përparësi se po i kapim të infektuarit në fazën e parë. Duhet të gjithë të kontibuojmë për këtë gjendje. Kjo nuk është diçka që mund ta menaxhojnë vetëm punonjësit shëndetësorë, por duhet të gjithë bashkë të kontribuojmë që ta tejkalojmë këtë situatë”, tha Filipçe.