Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp tha se pjesa me e madhe e pacienteve të rinj janë ne gjendje te mirë shëndetësore dhe një pjesë e këtyre pacientëve janë asimptomatik. Sistemi shëndetësor edhe më këtë valë po e përballon mirë, tha Filipçe duke shtuar se, ka ende edhe vende të lira në respirator. Ndërsa 70 për qind te rasteve janë në Shkup, dhe pjesa më e madhe në Çair. Ai tha se në Çair po punojnë ekipe nga shëndeti Publik ku po analizojnë klasterat. Po ashtu edhe në Shtip gjendja paraqitet kritike.
Lajme Filipçe: Pjesa më e madhe të infektuarve në Shkup, kryeson komuna e...