Filipçe paralajmëron restrikcione shtesë në rajonet ku ka rritje të numrit të infektuarve me koronavirus

Ministri i shëndetësisë Venko FIlipçe thotë se sistemi shëndetësor po përgatitet për skenar të këqija me shumë pacientë në vjeshtë, por se shpreson që njerëzit do të jenë të vetëdijshëm dhe do tu përmbahen masave preventive.

Së shpejti, thotë Filipçe në intervistën për MKD.mk, do të paraqesin planin për restrikcione shtesë në rajonet ku ka paraqitje më të madhe të rasteve ose janë rrezik potencial.
Sipas tij, kthimi i orës policore mund të jetë një nga masat, si dhe mbyllja e shkollave, objekteve hotilerike dhe ndalesë për grumbullime. Por thekson se për planin për restrikcione është me rëndësi edhe qasja rajonale./Shenja