I pyetur se deri kur do të zgjasë ky numër i madh i personave të infektuar me koronavirus, ministri Venko Filipçe, tha se analiza tregon se numri i personave të infektuar në Shkup është dukë shënuar rënie.
“Por edhe si shumë herë deri tani me rezervë e them parashikimin se kjo do të vazhdojë për shkak se ka më shumë faktor që ndikojnë në diagnositifkimin e pacientëve. Është me rëndësi se po bëhet kontrolli i mirë i kontakteve”, tha Filipçe, raporton SHENJA.
Ai tha se është mirë se kapacitetet e spitaleve janë të lira për të pranuar pacientë të rinj dhe sistemi po funksion.