Filipçe: Nuk mund të parashikojmë dot se kur mund të dalim nga situata

Ministri Filpçe, gjatë përgjigjeve së pyetjeve të gazetarëve online tha se nuk jemi në gjendje që të parashikojmë se kur mund të dalim nga kjo situatë dhe se është ende herët të bëhen llogaritje të tilla. Ai mor shembull Kinën edhe dhe vende të tjera të botës ku tha se në Kinë mund të përballen me një kulm të dytë të pandemisë.

“Në Të gjithë botën qëllimi është që të ulet numri i të prekurve. Ose të paktën numri të jetë nën kontrol që sistemi shëndetësor mund të përballojë numrin e të prekurve. Parashikimet nuk mund të jenë të sigurta 100 për qind asnjëherë nga askush”- tha Filpçe.