Publikimet në rrjetet sociale se tre infermiere nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, përfshirë edhe kryeinfermieren, kanë dorëzuar kërkesa për largim nga puna për shkak të grindjeve me eprorët e tyre, e trazojnë publikun në kushtet kur numrat treshifrorë regjistrohen çdo ditë.të të infektuarve të ri me Kovid-19. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u takua dje me tre infermieret dhe njoftoi se nuk do të lejojë asnjë nga sistemi shëndetësor publik të largohet për shkak të një problemi që mund të menaxhohet.
Në takimin me infermieret, Filipçe shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e tyre dhe punën e palodhshme në shtatë muajt e kaluar, kur ata ishin në vijën e frontit në luftën kundër pandemisë.
“Këtë mëngjes u takova me koleget, Zorica, Silvana dhe Divna, infermiere nga Klinika e Sëmundjeve Infektive. Ata kanë qenë në linjën e parë në luftën kundër pandemisë për shtatë muajt e fundit. Për përkushtimin dhe punën e palodhshme i falënderova shumë. Kur punohet në kushte kaq të vështira me shumë stres dhe lodhje, është e kuptueshme që ka nevojë për ndryshim që unë i kuptoj plotësisht. Sidoqoftë, këtë mëngjes i ftova për bisedë dhe biseduam për të qëndruar në Klinikë ku vlerësohet jashtëzakonisht shumë puna e tyre”, shkroi Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai theksoi se kanë rënë dakord pas pushimit të merituar që e kanë marrë të bisedojnë përsëri dhe të gjejnë një mënyrë për të vazhduar së bashku në betejën me Kovid 19 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.
Çdo person në shëndetësi është i rëndësishëm dhe unë do të bëj gjithçka për t’i motivuar punonjësit shëndetësorë.
“Një situatë e tillë stresuese ndonjëherë çon në situata të pakëndshme në të cilat ekziston komunikim me një zë më të lartë midis kolegëve të tyre. Unë do të bëj çmos që të mos lejoj asnjë nga sistemi shëndetësor publik të largohet për shkak të një problemi që mund të menaxhohet”, tha Filipçe.
Ai theksoi se nga fillimi i krizës me Kovid-19 askush nuk është larguar nga Klinika Infektive dhe se këto janë paralajmërimet e para.
Në rastin me të tre infermieret reagoi edhe Unioni i shoqatave të infermiereve, teknikëve mjekësor dhe akushereve me kërkesë të miratohet ligj me të cilin do të rregullohet veprimtaria e infermiereve.
Kryetarja e Unionit, Gordana Beshliovska për MIA-n deklaroi se infermieret kanë status të pazgjidhur dhe në spitalet ka jo vetëm për largimin e infermiereve, por edhe shumë pakënaqësi të tjera të tyre dhe prishje të dinjitetit të tyre.
“Zgjidhja bazë shtrihet në sjelljen e Ligjit për veprimtarinë për profesionin tonë të infermieres, i cili do t’i caktojë detyrat tona, kompetencat tona në bazë të së cilit do të kemi përgjegjësi. Ne nuk kemi kompetenca dhe detyra të caktuara, e as që mund ta caktojmë përgjegjësinë dhe si fellë jemi të margjinalizuar dhe të lënë në mëshirë dhe pamëshirë të politikave të menaxherëve në institucionet shëndetësore”, ka thënë Beshliovska.
Infermieret në spitalet, theksoi ajo, trajtohen sipas disa rregullave në vetë spitalet. Sipas saj, infermieret nuk mungojnë vetëm tek ne, por ky është problem global.
Rasti me tre infermieret ishte gjithashtu një arsye për reagimin e VMRO-DPMNE-së, e cila në një kumtesë vlerësoi se kjo ishte provë se sistemi shëndetësor nuk funksionoi dhe se ishte humbje e madhe për ministrin Filipçe.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 1,697 teste, ndërsa janë regjistruar 194 raste të reja me kovid-19.Numri i i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17.977, numri i pacientëve të shëruar është 14.959, i të vdekurve është 739 ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.279.