Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot paradite u takua me mjekët e rinj të cilët janë në specializim privat në klinikat e nefrologjisë, gastroenterehepatologjisë, dermatovenerologjisë, nevrologjisë, për vesh, hundë dhe fyt dhe Klinikën Lëkurës, të cilët dëshirojnë vullnetarisht të përfshihen në punën e qendrave për kovid në këto klinika. Bëhet fjalë për tridhjetë mjek të rinj ndihma e të cilëve do të jetë e mirëseardhur për repartet infektive, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
“Si ministër i Shëndetësisë dhe si mjek e çmoj që treguat dëshirë dhe gatishmëri të përfshiheni në punën e qendrave për kovid tani kur për këtë ka nevojë të madhe. Në kohë të vështira dëshmohen dëshira dhe gatishmëria e njerëzve dhe kjo është për tu respektuar”, tha ministri Filipçe.
Gjatë ditës, siç theksohet, do të bëhet orar për rotacion të të gjithë mjekëve të rinj dhe do të përfshihen në punën e qendrave të kovidit.
Ministri Filipçe pastaj realizo takim edhe me përfaqësues të mjekëve të rinj të licencuar me të cilët ka folur për angazhimin e tyre në institucionet shëndetësore përgjatë gjithë shtetit. Deri në fund të javës duhet të precizohen kushtet e këtij grupi të mjekëve për përfshirje të tyre në punën e reparteve dhe spitaleve për kovid përgjatë shtetit, shtohet në kumtesë.






