Rritje të re të pagës në të cilën do të përfshihet edhe personeli ndihmës teknik paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Nga muaji shkurt punonjësit shëndetësor, mjekët, infermierët, mjekët e ri specializantë dhe personeli ndihmës teknik do të marrin paga më të larta. Ministri Filipçe potencoi se marrëveshja kolektive e arritur me të dy Sindikatat është nënshkruar disa ditë përpara se të fillojë me punë Qeveria teknike.
“Bëhet fjalë për marrëveshje e cili erdhi pas një procesi inkluziv të dialogut social që e udhëhoqëm në vazhdimësi gjatë periudhës së shkuar”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Personeli ndihmës teknik arriti të përfshihet në rritjen e pagave pas dy protestave të mbajtura, ndërkaq jashtë rritjes mbetet administrata shëndetësore, e cila pavarësisht protestave nuk mund të ndahet nga administrata shtetërore.
Për rritjen e re të pagave janë ndarë 2 miliard denarë nga buxheti.