Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçenë konferencën e sotme për shtyp tha se qeveria gjatë ditës së nesërme do të vendos për kufizimin e lëvizjes gjatë vikendit. Filipçe tha se pas konsultimeve me institucionet përkatëse, ai propozon që edhe këtë vikend ora policore të zgjasë dy ditë.
“Në mbledhjen e sotme të Shtabit unë kam përcjellë mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ku me konsensus mendojnë se vikendi do të duhet të mbyllet komplet sërish, nga e premtja deri të hënën. Pash edhe disa reaksionet të ministrit Çulev. Mendoj se nuk duhet të japim mendime personale. Të gjithë këta vendime bazohen në vlerësimet profesionale të Komisionit për Sëmundje Ngjitësi. Në çdo rast, qeveria nesër do të vendos për këtë çështje”, tha mes tjerash Filipçe.