Filipçe: Gjatë fundjavës do të dihet se çfarë masa dhe në cilat komuna do të zbatohen

Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçes dhe anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive, raporton Shenja. Pas përfundimit të mbledhjes Filipçe ka thënë se për momentin nuk ka rekomandime për ndonjë masë më kufizuese.

“Deri më tani, nuk ka rekomandime për ndonjë masë më kufizuese, pas përfundimit të takimit të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe anëtarëve të Komisionit për Sëmundjet Infektive” ka deklaruar Filipçe.

Filipçe më tej shtoi se deri në fundjavë do të dihet se çfarë masash dhe në cilën komunë duhet të zbatohen. /SHENJA/