Filipçe: Barna ka në çdo kohë, me heqjen e kuotave është zgjidhur problemi një dekadësh

Me heqjen e kuotave për barna me receta në barnatoret përreth shtetit – është zgjidhur problemi një dekadësh. Tani, qytetarët kanë ilaçe të arritshme në çdo kohë, citojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Tashmë muajin e dhjetë me rradhë ka barna në çdo kohë, sikur të jetë në fillim, në mes ose në fund të muajit. Qytetarët kanë qasje të rregullt te barnat gjatë
gjithë muajit. Ata më nuk bëjnë rezerva vendore dhe nuk frikohen se do të mbesin pa barnat e nevojshëm. Me këtë masë të cilën e implementuam më së shumti u ndihmuam edhe pensionistëve. Kujdesemi maksimalisht për shëndetin e tyre. Jam krenar që i zgjidhim segmentet më të rëndësishme dhe më të mëdha të shëndetit publik. Dëshmuam se pacienti është në vend të parë.
E përforcuam sistemin tonë shëndetësor. Vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme ta përparojmë shëndetin publik”, potencon në deklaratë të shkruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Nga Ministria potencojnë se masa për heqje të kuotave për barna me receta në barnatore filloi në gusht të vitit të kaluar, si fazë e parë në barnatoret e rajoneve të vendeve turistike Ohër, Dojran, Gjevgjeli, Resnjë dhe Strugë. Vitin e kaluar, më 1 tetor, u hoqën kuotat e tërësishme në barnatoret në territorin e gjithë shtetit. /MIA