Filipçe apelon për respektim të vazhdueshëm të masave të mbrojtjes

Arma më e fuqishme kundër koronavirusit është secili nga ne – ndërgjegjja e jonë dhe përgjegjësia e jonë. Mburoja më efektive janë tre rregullat që duhet t’i ndjekim në mënyrë të vazhdueshme – mbajtja e distancës, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse dhe mbajtja e higjienës, apelon ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai bëri porosinë se të gjithë duhet ta kuptojnë seriozitetin e virusit, të mbrojnë veten e tyre, dhe kështu të dashurit e tyre, shëndetin publik, punonjësit e shëndetit dhe sistemin shëndetësor.

“Nuk ka kompromis me këtë virus. Pra, le ta respektojmë njëri-tjetrin. Unë besoj te qytetarët tanë, në secilin prej jush. Le të luftojmë së bashku – për të mbrojtur veten dhe të dashurit tanë, për të mbrojtur shëndetin publik”, theksoi Filipçe./MIA