Filipçe: 13% e rasteve aktive janë në spitale, 87% po kurohen në shtëpi

Ministri i shëndetësisë Venko Filpçe, tha se 13 për qind nga numri aktiv i personave të infektuar me koronavirus janë në spitale ndërsa 87 për qind në kurim shtëpiak.
“Ende ka kapacitetet në spitalet në Manastir, Ohër, Kumanovë, Gostivar, Prilep, Shtip”, tha Filipçe raporton SHENJA.
Ai tha se personeli mjekësorë është i lodhur dhe për çdo ditë bëhet riorganizimi i mjekëve dhe kjo është duke funksionuar.
“Nuk mund të durojmë pa ndihmën e qytetarëve dhe respektimit të masave. Të ndihmohet parasegjithash vetvetes por edhe të gjithë të punësuarve në sektorin shëndetësor”, ka thënë Filipçe.