Feti Abazi, në hapjen e shkollës bujqësore të Tetovës: “Investimi në arsim profesional, mundësi për punësim dhe zhvillim të ekonomisë lokale”

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, së bashku me kryetarin e komunës së Tetovës Bilalla Kasamin, kryeministrin Hristijan Mickovski, ministrat e qeverisë dhe euroambasadorin Michalis Rokas, kanë përuruar hapjen e shkollës së mesme “Mosha Pijade”, e financuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria e RMV-së.

POSTIMI I PLOTË, NË FB:

“Sot pata kënaqësinë të marr pjesë, bashkë me Ambasadorin e BE-së Rokas, Kryeministrin Mickovski, Kryetarin e komunës së Tetovës Kasami dhe ministrave të qeverisë së RMV-së, në hapjen e shkollës profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë, e cila është renovuar falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit dhe krijimit të kushteve më të mira për nxënësit tanë. Është thelbësore që të rinjtë tanë të orientohen sa më shumë drejt arsimit profesional dhe zanateve, pasi ato ofrojnë mundësi reale për punësim, zhvillim personal dhe kontribut në ekonominë lokale.

Investimi në arsim profesional është investim në të ardhmen!”, ka përfunduar shkrimin e tij, Feti Abazi.