Fërkime dhe pakënaqësi në degën e BDI-së në Tetovë, krijohen dy klane

Ditëve të fundit burime të portalit Shqipmedia flasin për fërkime të reja në partinë e Ali Ahmetit respektivisht degën e saj në Tetovë. Burimet anonime për Shqipmedia thonë se është rritur pakënaqsia ndaj kryetarit aktual të degës së BDI-së Tetovë Florin Besimit.

Në mbledhjet e fundit të nëndegëve të BDI-së për Tetovën ka patur reagime, zënka kundër drejtuesve të degës për shkak aktivitetit të dobët pothuajse fare të kryetarit Florin Besimit i cili është pasivizuar prej zgjedhjeve parlamentare.

Në BDI-në e Tetovës ndjehen të anashkaluar nga përfaqsimi joadekuat në organet e pushtetit qendror. Ata nuk pranojnë se 2 ministrat që përfaqsojnë Tetovë janë nga mesi i tyre pasi dihet se Fatmir Besimi jeton në Shkup ndërsa Naser Nuredini është nga komuna e Bogovinës. Ata madje ndjehen të frikësuar se komunën e Tetovës do të humbin kësaj rradhe pikërisht nga ky pasivizëm i degës dhe pakënaqësive të strukturave në realizimin e kërkesave të tyre./Shqipmedia