FC Shkupi, 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Duke përcjellë situatën në shtetin e Turqisë që u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e së premtes (24 janar), epiqendra më e fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan deri më tani 39 viktima dhe dëme të mëdha material, drejtuesit e FC Shkupit kanë dhuruar donacion në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Kujtojmë se njëjtë si edhe në këtë rast, FC Shkupi dhuroi 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, më 26 nëntor të vitit 2019.

Skuadra nga Çairi shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe uruan shërim sa më të shpejt atyre që janë të lënduar.