FBI zbulon “gabimisht” emrin e zyrtarit saudit të dyshuar për sulmin e 11 shtatorit

Byroja Federale e Hetimit (FBI), në SHBA zbuloi “gabimisht” emrin e zyrtarit saudit që dyshohet se ka ndihmuar terroristët e Al-Kaidës në sulmin terrorist të ndërmarrë në Qendrën Tregtare Botërore në New York më 11 shtator në vitin 2001.

Sipas lajmit special të Yahoo News, FBI në një prej dosjeve të ofruara për gjyqet e hapura nga familjet e viktimave të 11 shtatorit, zbuloi një nga sekretet më të mëdha të ngjarjes duke harruar të fshijë emrin Mussaed Ahmed al-Jarrah, i cili ka qenë me detyrë në ambasadën e Arabisë Saudite në Washington në vitet 1999-2000. Në dokumentin e gjykatës të zbuluar brenda kësaj jave për opinionin publik dhe të shkruar nga një zyrtar i lartë i FBI-së, theksohet se al-Jarrah dyshohet se ka ndihmuar më 11 shtator dy agresorët ish-anëtarët e Al-Kiadës, të cilët zhvilluan sulmin kamikaz në Qendrën Tregtare Botërore e cila njihet si “kullat binjake”.

– Mund të jetë prova e parë lidhur me pretendimet se FBI ka “mbuluar lidhjet e Arabisë Saudite”

Në dokument thuhet se vendndodhja e al-Jarrah aktualisht nuk dihet, por se ka akuza që ky person kishte rregulluar dy persona në SHBA për të ndihmuar agresorët.

Ndërsa zëdhënësi për Viktimat e Sulmit të 11 Shtatorit, Brett Eagelson, është shprehur se për herë të parë ka një provë serioze që agjentët e FBI-së që hetojnë sulmin kanë mbuluar lidhjet mes agresorëve dhe ambasadës saudite.

Pas lajmit të Yahoo, FBI ka tërhequr dokumentin në fjalë dhe ka bërë të ditur se ky dokument është vendosur gabimisht në dosjen gjyqësore.

– Çfarë ndodhi më 11 shtator 2001

Në sulmet terroriste më 11 shtator 2001 në SHBA, u rrëmbyen 4 avionë udhëtarësh ku dy prej tyre u përplasën me kullat binjake. Avioni tjetër i rrëmbyer vendosi në objektivi Pentagonin në Washington, ndërsa avioni i katërt u rrëzua nga avionët F-16 në pjesën periferike në Pensilvani.

Në kullat binjake humbën jetën 2.606 njerëz, në Pentagon 125 dhe në avionët e rrëmbyer 246 persona. Në sulme bashkë me 19 terroristët numri i të vdekurve u njoftua 2.996.

Pas sulmeve të 11 shtatorit që ndryshuan rrjedhën e historisë, ish-presidenti amerikan, George W. Bush, mori vendimin për të hyrë në Afganistan dhe në Irak dhe kjo politikë e Shtëpisë së Bardhë pro-luftës në Lindjen e Mesme shkaktoi reagime të mëdha.