Fazliu godet Artan Grubin: Hajni e tradhton gjithnjë vetveten, sepse mendon se krejt janë hajna si ai.

Hajni e tradhton gjithnjë vetveten, sepse mendon se krejt janë hajna si ai.
Duke pasur ndër mend hajninë, Artani i DUI-t mendon se krejt janë hajna si ai dhe partia e tij. Mund të mos pajtohesh politikisht, ama së paku një herë mësohu ta thuash të vërtetën. Të bën hajr për mendjen dhe për zemrën.

Ministria e Kulturës nuk i ndan njerëzit për nga mbiemri, por për nga veprat. Sepse sikur të ishte kriter mbiemri dhe emri, ashtu siç i ndan ai dhe partia e tij njerëzit, shumë projekte as që do të lexoheshin.

Unë e di se atij i vjen shumë inat që Alternativa nuk u ndan asnjë lekë përmendoreve që i sponsorizonte dikur DUI, si Car Dushani dhe ajo përmendorja që atij i dukej si Nexhat Agolli, por ai harron se ne për dy vjet kemi ndarë buxhet për kulturën shqiptare sa ai dhe partia e tij nuk e kanë bërë as për 18 vjet.
Faktet janë pamëshirshme.

Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Kulturës, Faton Fazliu.