Fatime Fetai më e suksesshme se Lençe Ristovska, “ia hoqi kokën VMRO-DPMNE-së”

Gazetarja e njohur maqedonase, Jordanka Jovanovski Joci, ka bë një krahasim mes punës së prokurores Fatime Fetai dhe Lençe Ristevskës. Sipas saj, Fetai është treguar shumë më e suksesshme, sepse dënoi dy “kokat e krimit”, Nikolla Gruevskin dhe Gordana Jankullovskën, transmeton Gazeta Lajm.
Ajo e kritikon prokuroren Ristevska për shkak se ka lejuar 18 herë të prolongohet rasti Talir, që ka të bëjë me selinë e VMRO-DPMNE-së. Joci dyshon se Ristevska po taktizon për shkak se është propozuar si përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut në Organizatën evropiane të drejtësisë, “Eurojust”.