Në faqen zyrtare në Facebook të Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është paraqitur një shkrim i çuditshëm ku thuhet “Të dashur gazetarë. Drejtoresha e Regjistrit Qendror të RM, për momentin është e zënë me tenderë dhe mobing ndaj anëtarëve të VMRO-së! Në afat prej 2 muajve, kur do të jeni të gatshëm për burg, do të mund të përgjigjet në pyetjet tuaja.
Me siguri bëhet fjalë për hakim të faqes.