Këngëtarët në të gjithë botën numërojnë fansa të shumtë, të cilët gjejnë forma të ndryshme për ta shprehur dashurinë për ta.
E një prej tyre është realizimi i tatuazheve në pjesë të ndryshme të trupit, madje disa prej tyre shkojnë në ekstreme.
Së fundi, një fans i reperit Don Phenom ka realizuar një tatuazh në kraharor, ku e bëri portretin e reperit.
Pasi e pa këtë, reperi e publikoi foton e tij në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa mbishkrimi që ia la fotos ishte “Respekt”.
Për ndryshe, “Freestyle” ishte projekti i fundit nga Don Phenom, të cilin e shoqëroi edhe me videoklip. .