Falemnderit që po vendosni kufij në tokat tona stërgjyshore

Gjyliano Iseini

Të ndajnë dhunshëm për gati 30 vite pas një sundimi të egër 50 vjeçar komunist dhe pastaj të lejojnë që ndarjen ta legjitimoshë ti vet edhe de jure me hapje kalimi kufitar duke festuar e trumbetuar, se me të vërtetë “heronjtë e erës” janë bamirësa.
Aty ku sot ju vendosët kufi shtetëror dhe kërkoni haraç nga banorët andej e këndej kufirit, që janë gjithë shqiptarë dikur është dëgjuar pushka e çlirimtarëve.
Aty natyra dhe vet zoti nuk ka vendosur kufi!!
E keqja e madhe është se ju vendosni kufi mespërmes shqiptarëve dhe krekoseni se ua lehtësoni kalimin me letërnjoftim. Populli nuk ua lejonë më të na lani kokën me akull.
E dimë të gjithë se çka ndodhi me kufirin shqiptaro-shqiptarë në Koshare.
Ju falënderoj nga zemra se jeni aq të “mirë”, që na lejoni të kalojmë me pasaportë aty ku gjyshëritë tanë kanë qenë në shtëpi të vet.
Urime kufiri kampion të kufijve.