“Faleminderit të gjithëve për dashurinë”, Luana nuk i ndalon fotot me veshjen Versace

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, mbrëmjen e djeshme vendosi të shndërrohet në një Jennifer Lopez seksi, shkruan lajmi.net.

Veshja shumë e shtrenjtë ‘Versace’ që kishte zgjedhur, përveç fansave duket i ka pëlqyer shumë edhe vetë asaj.

Kjo pasi Luana nuk po ndalon me publikimin e imazheve në Instagram dhe njësoi veproi edhe së fundmi.

Moderatorja i ka publikuar edhe disa foto ku shfaqet tejet atraktive dhe pranë postimit i ka falënderuar të gjithë për dashurinë që i kanë ofruar me mbështetje të vazhdueshme edhe këtë javë.