EUROMETRI: Qytetarët me mbështetje për anëtarësimin në BE, mbesin optimist për datë në pranverë

Qytetar e Maqedonisë së Veriut e mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Shumica prej tyre vlerësojnë se ajo është punë e mirë dhe dobishme për shtetin dhe mbesin optimist për fitimin e datës për hapjen e negociatave në pranverë. Kështu thonë rezultatet më të reja nga hulumtimi EUROMETRI i Qendrës për Strategji Evropiane EUROTHINK (QSE), lidhur me mendimin qytetarëve për çështjet e eurointegrimeve dhe besueshmërisë në institucionet.

Përfaqësuesja e EUROTHINK, Magdalena Lembovska, e cila i prezantoi rezultatet nga anketa, theksoi se ndikimet e drejtpërdrejta të vetos franceze për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut, mbi mbështetjen e qytetarëve të vendi për aderim janë minimale.

Shumica e qytetarëve apo 56,8 për qind, si arsye kryesor për mos fillimin e negociatave e theksojnë mos zbatimin e reformave ne plan të brendshëm, përderisa pakica, gjegjësisht një e katërta si arsye i theksojnë ngjarjet e brendshme në BE.

Megjithatë, më tepër se gjysma e qytetarëve presin fillimin e negociatave në maj të vitit 2020.

Për dallim nga anketat e tjera, ajo çka është karakteristike në këtë anketë është se për më pak se dy muaj në mënyrë drastike është rritur përqindja e qytetarëve të cilët raportin e BE-së, ndaj Maqedonisë së Veriut e vlerësojnë si “të padrejtë, shantazhues dhe arrogant”, që i dedikohet ndjenjës së tradhtisë së pritjeve. Kjo përqindje në tetor ka qenë 30,3 për qind, ndërsa nga fundi i nëntorit është rritur për 44,4 për qind.

Lembovska, nga EUROTHINK, vlerësoi se nëse vazhdon ky trend, ai do të ndikoj mbi perceptimin e qytetarëve ndaj BE-së, e me këtë edhe të mbështetjes.

Anketa tregon se çdo i pesti qytetar besoj se Maqedonia e Veriut, nuk ka miq në bashkësinë ndërkombëtare. Pjesa dërmuese e tyre vlerësojnë se “kërcënimet” më të mëdha ndaj vendit vijnë nga fqinjësia.

Në pyetjen se cili shtet apo organizatë ndërkombëtare është miku më i madh i vendi, 18,3 për qind janë përgjigjur se askush, 16,2 për qind janë përgjigjur se mik më madh i Maqedonisë së Veriut është Gjermania, pastaj vijon Serbia, me 11,8 për qind, SHBA-ja, 9,7 për qind, Turqia 7,4, BE-ja, 4,8 dhe 4,7 për qind e të anketuarave janë përgjigjur se mik më madh i Maqedonisë së Veriut është Rusia.

Në pyetjen se vallë ekziston shtet apo organizatë ndërkombëtare që paraqet kërcënim për vendin, 36,2 përqind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht. Përderisa në pyetjen se kush mund të jetë ky shtet apo organizatë ndërkombëtare, 37,1 përqind janë përgjigjur se ai shtet është Greqia, 10,5 për qind Shqipëria, 8,8 përqind Bullgaria, 5,5 përqind Rusia, 5,2 përqind SHBA-ja, 4,7 përqind Kosova dhe 2,5 përqind BE-ja.

Kjo anketë e ka përfshirë edhe çështjen e besimit të qytetarëve në institucione. Kësisoj 52 përqind të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, i besojnë ushtrisë, me çka vijon presidenca me 44,9 përqind, organizatat jo qeveritare 34,7 përqind dhe Qeveria me 32 përqind.

Qytetarët sipas anketës së EUROTHINK më pak i besojnë gjyqësorit dhe partive politike, gjegjësisht 71 për qind e të anketuarve.

Lidhur me atë se vallë anëtarësimi i vendit në BE, do të ishte punë e dobishme, 67 përqind janë përgjigjur me “po”, ndërsa përqindje e njëjtë është edhe për anëtarësimin në NATO.

Ndryshe, 36,4 përqind e të anketuarve vlerësojnë se vendi mund të pres anëtarësim në BE, gjatë pesë viteve të ardhshme, përderisa 67,9 përqind janë të mendimit se Maqedonia e Veriut, do të hy në BE, gjatë 10 viteve të ardhshme.

Në pyetjen se vallë BE-ja është alternative më e mirë apo vendi duhet të kërkon model të vetin për zhvillim jashtë BE-së, 55 përqind janë përgjigjur “po”, përderisa 40,8 për qind vlerësojnë se nuk është alternativë më e mirë.

Në mesin e të anketuarave mbështetësit e BDI-së, gjegjësisht 82,5 përqind vlerësojnë se BE-ja është alternativa më e mirë, 77 përqind prej LSDM-së, 35,8 përqind prej VMRO-DPMNE-së. Prej atyre që vlerësojnë se vendi duhet të kërkoj model tjetër jashtë BE-së, 61,5 përqind janë mbështetës të VMRO-DPMNE-së, 22,3 për qind të LSDM-së.