Etiopi, 15 milionë fëmijë vaksinohen kundër fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rreth 15 milionë fëmijë në Etiopi ditëve të fundit janë vaksinuar kundër fruthit.

Në njoftimin e OBSH-së thuhet se fushata për vaksinimin kundër fruthit ishte nisur në të gjithë vendin afrikan.

Projekti është zbatuar bashkarisht nga OBSH-ja, Ministria e Shëndetësisë së Etiopisë, Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Si pjesë e projektit, përkundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), afër 15 milionë fëmijë morën vaksinën kundër fruthit në të gjithë vendin brenda dhjetë ditësh.

Matshidiso Moeti, kreu i OBSH-së për Afrikën, tha se mund të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet themelore shëndetësore nëse merren të gjitha masat e duhura për të luftuar COVID-19.

“Miliona fëmijë janë në rrezik të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksina dhe për këtë arsye çdo pritje për të përfunduar COVID-19 në mënyrë që fushata e vaksinimit të vazhdojë do të përbënte një rrezik të madh”, tha Moeti.

Fushata e vaksinimit kundër fruthit që duhej të zhvillohej në muajin prill në këtë vend u anulua për në korrik për shkak të pandemisë së COVID-19./AA