Është shtyrë gjykimi për dy dhunuesit nga Shtipi

Masat e posaçme kundër përhapjes së virusit korona e anuluan procesin gjyqësor kundër dy djemve nga Shtipi të cilët në janar ofendonin dhe rrihnin një vajzë në hyrje të një ndërtese banimi. Dhunën e kishin xhiruar me celular, ndërsa xhirimin në rrjetet sociale e kishin publikuar më 2 prill, pas çka policia shpejtë i kishte gjetur, ndërsa gjykata në dy raste iu caktoi masën e paraburgimit.

Me kërkesën e avokatit Valentin Zafirov që të realizojë kontakt me klientin e tij që të bëjë strategji për gjykimin, prokurori publik ishte pajtuar, ndërsa gjykata kishte pranuar që të shfrytëzohej kjo e drejtë, me çka procesi gjyqësor u shty për më 28 prill.

Zafirov në një bisedë telefonike sqaroi se tashmë nesër do të tentojë të realizojë takim në burgun e Kumanovës me klientin e tij, por edhe me djalin tjetër, i cili prej sot e ka angazhuar që të jetë avokat i tij para gjykatës. Theksoi se shtyrja nuk është për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor, por për shkak të drejtës së mbrojtjes dhe gjykimit korrekt.

Djemtë e moshës 23 dhe 26 vjeç sot në mëngjes me furgon nga Burgu hetues nga Kumanova arritën në Gjykatën Themelore të Shtipit.

Dy djemtë akuzohen për veprën e kryer penale “dhunë” me çka dënimi mund të jetë prej gjashtë muajve deri në pesë vite burg./MIA