Erold Musliu: Shërbimet e sigurisë kanë bashkëpunuar me Grupin e Kumanovës

Drejtori i Agjencisë për kundërzbulim Erold Musliu në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se rasti “Lagja e trimave” ka ndodhur me motive politike, pasi shërbimi i sigurisë ka bashkëpunuar me grupin e armatosur. Ai ka shtuar se mungojnë informacione për sulmin në Goshincë dhe hyrjen e grupit në zonën urbane të Kumanovës.

“Marrim informacione të reja në lidhje me “Lagjen e trimave”. Të gjitha sekretet nuk janë zhdukur me vdekjen e disa prej udhëheqësve të grupit të Kumanovës Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj. Nuk ishin vetëm ata që kanë pasur kontakte me shërbimet e sigurisë”, deklaroi drejtori i Agjencisë për kundërzbulim Erold Musliu në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.