Ermali dhe Ariana shijojnë bukuritë e Brezovicës

Artistët tanë, për shkak të pandemisë kanë anuluar aktivitetet në muzikë dhe po qëndrojnë pranë familjeve të tyre.

Njësoj ka vepruar edhe Ermal Fejzullahu, i cili bashkë me gruan dhe fëmijët tash e sa ditë është në Brezovicë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Ermali ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet pranë Arianës, të dy të veshur në veshje sportive.

Çifti po shijonin bukuritë e Brezovicës në këtë ditë të ngohtë, teksa Ariana nuk kishte vendosur fare grim në fytyrë.