Dhjetë mjekë dhe 20 infermiarë shqiptarë kanë mbërritur sot në Itali.
Ata janë nisur me mision për t’iu ndihmuar lidhur me virusin vdekjeprurës Covid-19, i cili më shumë se kudo po i shkatërron popullin italian.
Ky veprim i tyre i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët e disa prej emrave të njohur të estradës, mirënjohen e kanë shprehur publikisht.
Ishte Ermal Mamaqi ai i cili i ka shkruar disa fjalë në llogarinë e tij në Instagram.
“10 mjekë dhe 20 infermierë mbërritën sot në Itali.Më krenar se kurrë për bluzat e bardha në një mision të paçmueshëm drejt jetës👏🇦🇱🇮🇹🇦🇱👏”, u shpreh ai.