Erdogan telefonatë të përbashkët me Macronin dhe Merkelin

Në bisedën e përbashkët telefonike, Erdogan shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit racist në qytetin gjerman Hanau, duke dënuar sulme të tilla, të motivuara nga ksenofobia, racizmi dhe islamofobia.

Ai gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ndalohet agresiviteti i forcave të regjimit sirian dhe aleatëve të tij dhe t’u ofrohet mbështetje e fuqishme në parandalimin e krizës humanitare.

Erdogan shtoi se nevojitet bashkëpunim, në mënyrë që në Libi të vendoset paqja, stabiliteti dhe mirëqenia.