Erdogan: Siria ka shkelur armëpushimin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dje e akuzoi Qeverinë siriane se e shfrytëzon preokupimin e botës me pandeminë me Kovid-19 për t’i intensifikuar sulmet në pjesën veriperëndimore të Sirisë, që është nën kontroll të kryengritësve, me çka e ka shkelur armëpushimin.

Ai iu kërcënua Sirisë nëse vazhdon ta shkelë armëpushimin në provincën Idlib.

“Turqia mbetet e përkushtuar në marrëveshjen që e arriti me Rusinë dhe nuk do të lejojë agresion nga regjimi. Nëse regjimi, i cili e shkelë armëpushimin dhe kushtet tjera të marrëveshjes, vazhdon në këtë mënyrë, do të paguajë çmim dhe do të ketë humbje të rënda”, theksoi Erdogan.

Marrëveshja për ndërprerjen e zjarrit është arritur më 5 mars me ndërmjetësimin e Rusisë dhe të Turqisë, të cilët mbështesin anë të ndryshme në përleshjet në Siri.