Erdogan gjatë kthimit nga “Samiti për Libinë” të mbajtur në Berlin të Gjermanisë në avion iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me rendin e ditës. Ai rikujtoi se ata morën pjesë në Samitin e Berlinit për Libinë si pjesë e përpjekjeve për zgjidhje politike në Libi dhe se gjatë kësaj është pranuar deklarata e përbërë nga 55 pika.
Ai vuri në dukje se ka një udhërrëfyes nën çatinë e OKB-së dhe shtoi se “do t’i hapet rruga edhe procesit politik nëse respektohet thirrja jonë për armëpushim që bëmë me të nderuarin Putin”, raporton AA.
“Këtu pika kyçe është përfundimi i qasjes agresive të Haftarit. Pala e Haftarit janë ata të cilët kryesisht sulmojnë qeverinë legjitime dhe që shkelin të gjitha marrëveshjet që nga muajit prill. Në takim e kam shprehur hapur këtë çështje. Sigurisht që askush nuk kundërshtoi. E vërteta është se hapat që ndërmorëm për Libinë i sollën një ekuilibër procesit dhe formuan bazën e armëpushimit. Do të vazhdojmë të mbështesim procesin politik duke mbajtur të fortë pozicionin tonë si në terren ashtu edhe në tryezë. Prania e Turqisë në Libi ka rritur shpresat për paqe”, tha presidenti turk.
Ai në vijim tha se “Ne gjithashtu shohim se çfarë lojërash luhen nën maskën e luftës kundër terrorizmit. Përballë kësaj ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qeverisë legjitime. Do të formohet një mekanizëm që do të ndjekë vendimet e marra kryesisht sot dhe se do të zhvillohen takime mujore. Në këto takime që do zhvillohen nën çatinë e OKB-së do të diskutohen çështjet politike, ushtarake dhe ekonomike të Libisë”.
“Gjithashtu në këto takime do të marrin pjesë edhe kolegët tanë”, tha se Erdoğan i cili njoftoi se në kuadër të vendimeve që morën në samit, brenda disa ditësh do të mblidhet Komiteti ushtarak i përbërë nga 5 përfaqësues nga Qeveria libiane e Pajtimit Kombëtar e Fayez al-Srraj dhe nga Khalifa Haftari, lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë.