Presidenti i Turqisë, Erdogan pas takimit me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama tha se puna për ndërtimin e banesave ka filluar.
Ai shtoi se është në kontakt me Ministrinë e Kulturës për të vendosur vendin ku do ngrihen banesat e reja që të fillojë puna sa më shpejt.
Erdogan u shpreh se ndërtimet do kryhen maksimumi brenda 1 viti.
Erdogan: “Puna ka filluar dhe jemi në kontakt me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri dhe do vendosim vendin e ndërtimit për të filluar sa më shpejt.
Brenda 6 muajsh ose maksimumi një vit do të kryhen ndërtimet. Për shkak të të ftohtit do të dërgojmë edhe çadrat për dimër speciale.”
/Intervista u dha për Top Channel
/Ora News.tv/