Erdhi koha që Iliridën ta udhëheqin njerëz të mençur e të pa korruptuar

Etem Xheladini Këte që theksojë më parë se a do të kemi njerëz të mençur e të pa korruptuar, e them nga se sipas asaj që sot po shohim çdo ditë pune në Kuvendin e R. Maqedonisë së Veriut, gjatë seancave kuvendore, e raportimeve mediatike çdo ditë na del se gjithë politikëbërsit deri te burrshtetasit të posteve mê të larta të kirarkisë udhëheqëse tê shtetit, na qenkan kriminel e deri në palcë të korruptuar. Kto skena të përditshme e sidomos tani në prag të zgjedhjeve parlamentare me këto fjalime e debate rrënqedhse të bëjnë të mendojshë se kush na udhëheqi e po na udhëheq, edhe pse përfaqësuesit nga Unioni Europjan e ai Amerikan, në çdo takim kërkojnë që të luftohen këto dukuri, e ne qytetarët dhe popullata e R.Maqedonisē së Veriut-Iliridës, sikur bëhemi të verbërt e shurdhur, ku një ditê mund të ndodhë që miqët tanë Amerikanët të hidhërohen, sepse as ata, as kushdo tjetër, nuk e do vendin tonë më shumë se popujtë që jetojnë në te, e ku kanë për obligim për hirë të gjeneratave të reja, e botës të civilizuar ku synojmë të inkuadrohemi, duhet të kujdesemi për të, për të mirën e vendit ton. Pastaj, dua të shtojë se pushtetarët shqiptar participient në kête shtet, duhet haptas tu bëjnë me dije bashkëqeverisësve maqedonas se shqiptarët duhet të jenë plotësisht të barabart në gjtha sferat e pushtetit për sa të jetë kjo botë, e në të kundërtën duhet qartësuar se çdoher mbetet hapur opsioni i bashkimit të trojeve etnike shqiptare në një shtet. Poashtu lirshëm mund të them se perëndimi dhe Amerika ja ka këte borxhë shqiptarisë. Njësoj siç e dinë se të heshtêsh nuk do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti yt personal e kolektiv, siç e dine pra se njeriu është i vetëdijshëm se të jetojshë në një shtet ku nuk sundon rendi, drejtësia, ligji, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut nuk kan mbijetuar ato shtetet multietnike, jan shpërbër, shembulli më i mirë shkatrrimi i Ish-jugosllavisë. Në ndërkohë ne s’kemi pse ua zëmë për të madhe diplomatëve të huaj pse nuk janë mësuar të përballen me politikanë tanë të pa korruptuar, të mençur, të dinjitetshëm dhe që kanë kokë për të menduar e jo vetëm për ta mbajtur baraspeshën e hajnisë. Pra për fund dua të shtojë se kur voton pa marrē parasysh se çfar zgjedhje janë, mendo mirë për kënd voton, nuk mvaret amblemi partiak, pozit apo opozitë, por individi qē neser të përfaqsonë, e kaluara e tij, e kontributet paraprake.

Loading...