Enis Bardhi, definitivisht mungon në sfidat e nëntorit

Ekspedita e Maqedonisë në futboll zbarkoi në Tbilisi të Gjeorgjisë në prag të përballjes historike, e cila sjell kuaflikim për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Trajneri Igor Angellovski në prag të kësaj sfide është duke u përballur me mungesa të shumta.

Sot u mësua se Kire Ristevski dhe Krste Vellkovski, kanë rezultuar pozitiv në testet e fundit dhe nuk janë pjesë e ekspeditës, ndërsa për shkak të lëndimit të marë në stërvitjen e fundit, Enis Bardhi nuk u nis fare për në Tbilisi. Në kontrollet e fundit, është konstatuar lëndim serioz në shpinë dhe mesfushori shqiptarë është nisur drejt Valencias, ku do t’I nënshtrohet testeve të detajuara mjekësore.

Ditë më parë u mësua se për shkak të lëndimit te Dinamo Zagrebi, mesfushori Arian Ademi do të mungojë nga sfida historike. Ndërkohë, me futbollistët që do të ketë në dispozicion, trajneri Igor Angellovski, do të zhvillojë vetëm një stërvitje para përballjes më 12 nëntor.