Ende nuk ka lajme të mira nga WizzAir për qytetarët e Maqedonisë, anulim i ri i fluturimeve

Kompania e njohur ajrorr, Wizz Air ka njoftuar për edhe një shtyerje të re të fluturimeve për në Maqedoni dhe nga Maqedonia e Veriut.
Suspendimi vjen si rezultat i kufizimeve të vazhduara për shkak të epidemisë për fluturime ndërkombëtare, kanë njoftuar nga kjo kompani.
Udhëtarët të cilët kanë rezervuar bileta për fluturimet e suspenduara do të kompensohen 120 për qind me mundësi për të fluturuar gjatë 24 muajve të ardhshëm, kurse ekziston edhe mundësia për kthim të parave, mundësi për të cilën duhet pritur pak më gjatë.