Enca ngacmon rëndë imagjinatën me pozën nga ballkoni

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia është kthyer në kohë për ta publikuar një fotografi në Instagram.

Ajo e ka publikuar një imazh ku shfaqet tejet provokative në pozën që e ka marrë ndërsa bazuar në disa postime të tjera me të njëjtat bikini e në të njëjtin vend, shihet se fotot janë marrë nga arkiva.

Megjithatë Enca nuk ka shkruar asgjë pranë postimit, duke i lënë kështu fansat ta vlerësojnë imazhin.

Këngëtarja njihet për pozat e tilla provokative. Duket se ditët në karantinë e kanë shtyrë këngëtaren t’i shikoj e ndaj me ndjekësit fotot e vjetra të cilat sigurisht se janë të veçanta për të.