Enca Haxhia edhe në periudhë pandemie nuk e ka ndalur punën për këngët e reja.
Artistja, së fundi ka postuar një video, të realizuar në studio muzikore, ku po punon për projektin e ri muzikor.
Në sfond të videos, dëgjohen disa sekuenca të këngës së re, për të cilën nuk ka preferuar të japë më shumë detaje.
“Kush po e pret?”, ka shkruar ajo sipër videos, ndërsa fansat e saj e presin me padurim këtë projekt.
Për ndryshe, Enca gjatë izolimit në shtëpi, ka qenë aktive edhe me ‘covera’, duke dëshmuar se nuk i ka harruar fansat.