Enca mërzitet nga karantina: A s’është gjynah të rrijë gjithë kjo bukuri në shtëpi?

Ashtu sikurse në Kosovë, edhe në Shqipëri qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Mes tyre, komuniteti i artistëve janë ata që shumë rrallë rastisin të qëndrojnë për ditë të tëra të mbyllur.

Këngëtarja Enca Haxhia, kohë pas kohe ndan video me fansat, përmes së cilave tregon se si po i kalon këto ditë.

Së fundi, artistja realizoi një video e veshur me pizhame, teksa vallëzonte nën ritmet e muzikës.

“A s’esht gjynaf te rrije gjith kjo bukuri ne shpi?”, ka shkruar ajo me shaka sipër videos që e ndau me fansat.