Emërohet në postin e zv/kryetarit të TIKA-s miku I ngushtë I botës Turke dhe I Rumeli-së Dr Mahmut Çevik

Kryetari i Departamentit për Ballkanin dhe Europën Lindore të TIKA-së Dr Mahmut Çevik, në bazë të dekretit të Presidencës nr 3 datë 08 Janar 2021, përkatësisht pika 2 dhe 3, emërohet në postin e zv/Kryetarit të TIKA-s.

I pozicionuar si Koordinator në Shkup në vitet 2012 – 2013, Çevik njihej në Maqedoni me punët e bëra si “Koordinatori që për 1 vit bëri investimet e një 10 vjeçari” Si një figurë që njihej dhe pëlqehej duke nisur që nga Turqit, e duke vijuar më tej me popujt e vëndeve të tjerë në Rumeli si: Shqiptarët, Boshnjakët, Romunët si dhe nga shoqëritë e tjera Mike dhe të njëjtit lloj, Çevik, vlerësohej edhe nga drejtues të qeverisë dhe pushtetit të Shteteve të Ballkanit për punët e bëra në drejtim të zhvillimit dhe solidaritetit social pa bërë asnjë dallim në vëndet përkatëse.