Ekuador, qyteti më i madh si vatër e koronavirusit

Autoritetet në qytetin më të madh të Ekuadorit, po shpërndajnë mijëra arkivole prej kartoni dhe kanë krijuar një linjë telefonike për familjet që kanë nevojë për nxjerrjen kufomave nga shtëpitë, shkruan “The Guardian”.

Guayaquil është shfaqur si një vatër e koronavirusit, ku spitalet dhe morgjet janë mbingarkuar, duke detyruar disa familje të ruajnë trupat në shtëpi.

“Duket si spital i zonës së luftës. Gjërat që kemi parë janë si në një film horror”, deklaroi një mjek në spitalin “Teodoro Maldonado Carbo”.

“Bashkëshortja ime nuk do që unë të shkoj në punë. Por nëse nuk shkoj, më shumë pacientë do të vdesin”, shtoi ai.